Në serinë e pestë të “Përballje Podcast” është diskutuar roli dhe përgjegjësia e Komisionit të Pavarur të Mediave. Si funksionon ky institucion dhe cilat janë detyrat e tij?
Çka po ndodh me draftin e ri të Projektligjit të propozuar nga qeveria për KPM-në e pse ka kritika ndaj këtij institucioni nga partia në pushtet?
Kush po kritikon e kush po akuzon anëtarët e bordit të KPM-së dhe pse?
Për të diskutuar për këtë tema kanë folur Jeton Mehmeti, kryetar i KPM-së e Violeta Hyseni- Kelmendi, gazetare e ish nënkryetare KPM-së.
Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Jeton Mehmeti, tha se projektligji i ri për KPM-në i miratuar rreth një muaj më parë është në harmoni me direktivën e Bashkimit Evropian, por nuk është i kompletuar akoma.
Qeveria e Kosovës e ka dorëzuar tashmë në Kuvend projektligjin i cili synon që video dhe audio-materialet e publikuara në platformat për shpërndarjen e videove dhe mediat online të kontrollohen nga KPM-ja.
I ftuar në “Përballje Podcast” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu për të diskutuar mbi këtë projektligj, sfidat dhe përgjegjësitë e KPM-së, Mehmeti deklaroi se çdo ligj që vjen nga Kuvendi i Kosovës janë të detyruar që ta zbatojnë.
“Pozicioni jonë ka qenë që ligji i cili bëhet për KPM-në të jetë sa më gjithëpërfshirës, pra në kuptimin që të jetë sa më i saktë dhe në harmoni me direktivën AVMS. Çfarëdo ligji që na vjen nga Kuvendi i Kosovës, ne jemi të detyruar që ta zbatojmë”.
Më tej, Mehmeti tha se ka disa nene në atë projektligj me të cilat nuk pajtohet.
Sipas tij, tani kur fillon faza e diskutimit publik KPM-ja si palë e interesit, do të duhej të ishte pjesë e një grupi punues, ku në mënyrë specifike do të ofronte komentet e saj për nene specifike.
“Aty ka disa nene me të cilat nuk pajtohem, flas nga ajo çfarë kam parë. Për shembull, Kuvendi i Kosovës nëse nuk e miraton raportin vjetor të KPM-së, menjëherë mund të fillojë shkarkimi i anëtarëve të saj”.
Kreu i KPM-së tha se kjo është në kundërshtim edhe me disa direktiva tjera të Bashkimit Evropian, e cila kërkon që organi vendimmarrës duhet të ketë një siguri të madhe të veprimtarisë së vet.

“Kjo i bie që çdo herë, çdo vit, mund të iniciohet shkarkimi i anëtarëve të KPM-së në momentin që nuk u aprovohet raporti”, u shpreh tutje Mehmeti.
Ai ndër të tjera në këtë podcast ka folur edhe për vendimin për të rikthyer transmetimin e programeve sportive “Arena sport” në Kosovë dhe kritikat e akuzat në drejtim të tij.
Në anën tjetër, Violeta Hyseni-Kelmendi, gazetare dhe ish-nënkryetare e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), ka thënë se ligji aktual është i vjetër dhe se nuk përkon me rrethanat.
Megjithatë sipas saj, çfarëdo ligji që bëhet apo çfarëdo baze ligjore që krijohet, nuk duhet të synojë në asnjë formë që të vë kontroll të plotë mbi mediat.
Hyseni-Kelmendi, gazetare vlerëson se qasja e deputetëve ndaj anëtarëve aktualë të këtij komisioni është e ashpër dhe joprofesionale.
Anëtarët e KPM-së raportuan dy javë më parë në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim në lidhje me vendimin për rikthimin e kanaleve sportive të “Arena Sport”. Ata morën kritika të shumta nga deputetët për këtë vendim, ndërsa Nijazi Isaku nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoi shkarkimin e të gjithë anëtarëve të KPM-së.
Hyseni-Kelmendi tha se e kupton situatën në të cilën ndodhen anëtarët e KPM-së.
“Është e natyrshme që Kuvendi është organ mbikëqyrës dhe është ai që i zgjedhë anëtarët e KPM-së. Është e natyrshme që të kërkohet përgjegjësi dhe sqarime shtesë për vendimet që merren, por qasja që është aplikuar ndaj anëtarëve të KPM-së ka qenë shumë e ashpër dhe jo e duhur. Pra, nuk ka qenë profesionale”, u shpreh ajo.

Ajo tha se duke qenë një institucion i pavarur, KPM-ja duhet të lihet të veprojë e pavarur.
“Prandaj, unë shpresoj që KPM-ja të mund të vazhdojë të funksionojë si një institucion i pavarur, duke i dhënë llogari Kuvendit, duke iu përgjigjur për shqetësimet që i ka, duke i raportuar dhe në momentin që gjendet në shkelje, të merren masa, por ato të jenë përkitazi me legjislacionin në fuqi, pa pasur nevojë që të bëhen etiketime apo fyerje mbi baza individuale apo mbi bazat e një grupi të personave, të cilët kanë marrë vendime”, deklaroi gazetarja Kelmendi-Hyseni.
Ndryshe, në këtë seri të podcast-ave po diskutohen tema si dezinformimi, keqinformimi, edukimi medial dhe qëndrueshmëria e mediave.
“Përballje Podcast” realizohet me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Opinionet e shfaqura në këtë podcast nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët