Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi, prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Albianin, bashkë me vajzën e tyre, Nina, kanë ndërtuar një jetë të re në New York dhe vijnë herë pas here në Kosovë.


Të martën e 3 nëntorit, kur në Amerikë u mbajtën zgjedhjet presidenciale, aktorja shqiptare nuk mungoi në procesin e votimit.

yllka gashi 42582803 253622135350646 6808085316909477477 n

Ajo publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej bashkë me burrin dhe vajzën e saj, pasi çifti kanë përfunduar obligimin e tyre qytetar.

Në përshkrimin e fotografisë, Gashi bëri të ditur edhe votën e saj, duke deklaruar se ishte rreshtuar kah kandidati demokrat për një të ardhme më të mirë.

yllka gashi 123561383 407051853656343 5122739733800695918 n

“Ne votuam, le ta bëjmë Amerikën të këndshme sërish, Joe Biden dhe Kamala Harris”, ka shkruar aktorja Yllka Gashi në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që vitin e kaluar, Yllka ishte prezente në Kosovë për xhirimet e filmit “Zgjoi”, realizimi dhe publikimi i të cilit duket se është shtyrë i ndikuar nga pandemia globale COVID-19. /Telegrafi/