Aktorja e famshme angleze, Kara Tointon, është ndarë nga i fejuari i saj - i cili u fotografua duke u puthur me një grua misterioze.

Marius Jensen, 37-vjeçar, u pa të enjten duke dalë nga një klub nate në Londër së bashku me një vajzë.


Dhe më vonë u konfirmua se ish-ylli i “EastEnders”, Kara, 39-vjeçare dhe Marius - babai i dy fëmijëve te saj, tre dhe një vjeç - nuk janë më çift.

Screenshot 8 7 Kara Tointon (Foto: Getty Images)

Një burim tha: “Kara dhe Marius u ndanë në heshtje rreth dhjetë muaj më parë”.

“Ata të dy ende kujdesen për njëri-tjetrin, por e morën vendimin se nuk kishte të ardhme për ta si çift”.

Screenshot 9 5 Marius me një grua misterioze (Foto: Goff)

“Ata mbeten miq dhe të dy janë shumë të përkushtuar për dy fëmijët e tyre”, shtoi burimi.

Kara, e cila fitoi në “Stricly” në 2010 dhe Jensen janë së bashku që nga viti 2016. /Telegrafi/

Screenshot 10 6 Kara Tointon (Foto: Getty Images)