Aktorja e dashur për publikun, Djellza Dema, ka ndarë me ndjekësit një lajm të veçantë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Drini, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.


Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet ekografia e foshnjës dhe mbishkrimi i thjeshtë: “Edhe ne po bëhemi 3”.

Djellza Dema/Instagram

Me stilin e saj të njohur humoristik, Djellza ka përfshirë në videon një kolazh me komentet dhe pyetjet e ndjekësve gjatë viteve, të cilët shpesh e kishin pyetur nëse ishte shtatzënë.

Në këtë mënyrë, ajo konfirmoi me humor dhe gëzim pritjen e ëmbël.

Postimi u mbush shpejt me urime dhe komente nga fansat, miqtë dhe kolegët, të cilët ndanë me çiftin entuziazmin për lajmin e madh. /Telegrafi/