Aktorja amerikane Christine Baranski (73 vjeçe) dhe këngëtarja King Princess (26 vjeçe) kanë ngjallur thashetheme për një lidhje dashurie, pasi u fotografuan duke u mbajtur për dore.

Në një postim të përbashkët, King Princess shkroi mbi fotot e tyre: “Dashuria është dashuri”. Megjithatë, menaxheri i Baranskit mohoi zërat, duke thënë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi.


“Christine dhe King Princess janë vetëm mike, asgjë më shumë. Nuk kanë qenë kurrë në një lidhje dhe as tani nuk janë”, deklaroi ai.

Të dyja u njohën vitin e kaluar gjatë xhirimeve të filmit Nine Perfect Strangers, ku, sipas tyre, krijuan menjëherë një afërsi të veçantë.

“Ulem te banaku, porositëm martini dhe papritur nisëm të flisnim për gjyshet tona, të cilat kishin ndikuar thellë në jetën tonë. Mendoj se aty u lidhëm fort”, kishte rrëfyer më herët Christine për revistën Interview.

Ajo e ka përshkruar marrëdhënien me King Princess si “dhuratën më të madhe”, duke e cilësuar këngëtaren një artiste tepër të talentuar, me humor të hollë dhe me një natyrë kokëforte. /Telegrafi/