LAJMI I FUNDIT:

Aktori i “Hannah Montana”, Mitchel Musso arrestohet në Teksas për vjedhje dhe dehje në publik

Aktori i “Hannah Montana”, Mitchel Musso arrestohet në Teksas për vjedhje dhe dehje në publik
Mitchel Musso në "Hannah Montana"

Ish-ylli i “Hannah Montana”, Mitchel Musso, gjatë fundjavës u arrestua me akuzën për vjedhje dhe dehje në publik në Rockwall, Teksas.

Musso, i njohur për rolin e tij të Oliver Oken në ‘sitcom’-in e njohur të Disney Channel, u kap nga policia Rockwall të shtunën mbrëma.

Departamenti i Policisë Rockwall deklaroi për shtyp se Musso u arrestua në përgjigje të një shqetësimi të raportuar në një hotel.


Mitchel Musso

Aktori 32-vjeçar, dukshëm i dehur, thuhet se ka hyrë në ambientet e hotelit dhe dyshohet se ka marrë një qese me patatina pa paguar.

Të gjitha lajmet nga Mitchel Musso
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mitchel Musso

Kur u përball me artikullin e papaguar, Musso thuhet se ishte bërë verbalisht agresiv përpara se të largohej nga ambientet.

Mitchel Musso

Oficerët e policisë Rockwall identifikuan Musso jashtë hotelit, ku ishin të dukshme shenjat e tij të dehjes.

Më pas ai u mor në paraburgim me akuzën e dehjes publike dhe vjedhjes nën 100 dollarë. Hetimi i mëtejshëm zbuloi se artisti gjithashtu kishte disa urdhra trafiku të pazgjidhura.

Mitchel Musso

Pas arrestimit të tij, Musso u transportua në Qendrën e Paraburgimit të Qarkut Rockwall, ku kaloi një natë në burg.

Mitchel Musso u bë i famshëm si pjesë e kastit të “Hannah Montana”, duke ndarë ekranin me aktorët e tjerë: Miley Cyrus, Emily Osment dhe Jason Earles nga viti 2006 deri në 2011. /Telegrafi/

Mitchel Musso në “Hannah Montana”

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Magazina
Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Magazina
E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

Magazina
Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Magazina

"Më kanë dhënë ilaçe, nuk e di çfarë ishin", Egli zbulon sekretet e produksionit - i tërhiqet vërejtja nga regjia

Magazina
Kalo në kategori