LAJMI I FUNDIT:

Aktori Hadi Shehu nderohet me pullë postare

Aktori Hadi Shehu nderohet me pullë postare
Hadi Shehu

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim familjen e aktorit Hadi Shehu, me ç‘rast i ndau pullën postare me figurën e tij, si shenjë respekti për punën dhe kontributin e dhënë nga aktori Shehu.

Hadi Shehu ndërroi jetë në vitin 2017, në moshën 68-vjeçare. Ishte i angazhuar në teatrin e Gjakovës, fillimisht si amator, në moshën e re si nxënës. Ishte njëri prej themeluesve të Teatrit Profesionist në Gjakovë dhe njëherësh edhe drejtor i këtij teatri deri në vitin 2007.


Kishte diplomuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, më 1974, në degën e Artit Dramatik.

Në skenën e Teatrit të Gjakovës ka realizuar me qindra role, ndër to edhe “Fisheku në pajë”, “Njeriu me top”, “Epoka para Gjyqit”, “Monserati”, “Kur shpirti ndërron jetë”…

Ka luajtur në shumë filma artistik, si: “Gjurmë të bardha” (1980), “Kur pranvera vonohet” (1979), “Era dhe lisi” (1979)…