Aktivistët mjedisorë të organizatës “Rebelimi i zhdukjes” zhvilluan dje një aksion të koordinuar në të gjithë Italinë.
Corriere della Sera raporton se në të njëjtën kohë gjatë pasdites ata lëshuan një lëng të gjelbër fluoreshent në ujërat në Bari, Romë, Bolonja, Torino, Venecia dhe Milano, transmeton Telegrafi.
Aksioni në Kanalin e Madh të Venedikut si dhe në të tjerat, u krye me rastin e konferencës së OKB-së për klimën COP28, me mesazhin “ndërsa qeveria flet, ne varemi nga një fije”, siç eko-aktivistët në fakt vareshin në urën Rialto.
Për shkak të kësaj, trafiku në atë pjesë të Venecias është ndërprerë për një orë e 15 minuta, e kryetari i bashkisë Luigi Bruniaro ka njoftuar raporte kundër “eko-vandalëve”.
“Nëse, për të shpëtuar mjedisin, këta imbecilë arrijnë të dëmtojnë vetëm monumente, vepra arti, kisha e madje edhe lumenj, e vetmja gjë që mbetet për të shpëtuar janë ato pak qeliza të trurit që u kanë mbetur”, tha Salvini në një postim në Facebook. .
Ai ka kërkuar “dënim dhe burgim për këta vandalë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re diplomacie – çfarë do të thotë për botën njohja e Palestinës nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia
Stacioni më i thellë i metrosë në botë gjendet në Azi – do t’ju bllokohen veshët gjatë ecjes
Municionet perëndimore ngadalësuan përparimin e rusëve drejt Kharkivit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251