Pas mbledhjes komemorative të mbajtur në Fakultetin e Filologjisë për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharin, tashmë ka filluar marshi protestues.

Qindra bashkëaktivist të Astritit, miq, shokë, e familjarë pavarësisht shiut i janë bashkuar këtij marshi.


Me fotografinë e Astrit dhe mbishkrimin “Drejtësi!”, marshi ka nisur nga Fakulteti i Filologjisë dhe po vazhdon drejt sheshit “Skënderbe” aty ku edhe do të bëhen homazhe përball teatrit Kombëtar.

14971371_10154792392090513_1100094579_n

Në marsh po marrin pjesë edhe krerët më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, si Visar Ymeri, Albin Kurti etj.

Në videon më poshtë mund ta ndiqni live marshin./Telegrafi/