LAJMI I FUNDIT:

Aktivistët e VV-së hedhin pleh në hyrje të KEDS-it (Foto)

Aktivistët e VV-së hedhin pleh në hyrje të KEDS-it (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje ka gjuajtur pleh dhe ngjyrë në ndërtesën e KEDS-it, duke e thyer edhe derën e hyrjes, në shenjë kundërshtimi për konfiskimin e lopës së një familje në Podujevë për shkak të borxhit që kishte ndaj kësaj kompanie.

Valdrin Ahmeti, aktivist i VV-së, tha se ky aksion është ndërmarrë për shkak se KEDS-i e meriton këtë.


“Rasti i fundit skandaloz i konfiskimit të lopës tregon çka janë në gjendje të bëjnë. Me qenë se kemi parë se është i gatshëm të marrë lopën dhe i kemi sjellë një produkt të lopës, plehun se kjo është çka meriton”, tha ai.

Ahmeti tha se KEDS po bën edhe shkelje të tjera duke i ngarkuar qytetarët me barra të pagesës edhe të qytetarëve serbë të Kosovës.

“Shtrenjtimi disa herë i energjisë ka dëmtuar financat e familjeve në Kosovë dhe biznese. Skandali me njehsorët tregon se qytetaret paguajnë më shumë se disa herë. Po fakturohet edhe barra e mospagesës nga komunat me shumicë serbe dhe barra e humbjeve që ka KEDS në rrjet. Këto po emërton si humbje komerciale. Kjo arsyeton ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë dhe hajninë “, tha Ahmeti.

Ditë më parë një konsumatori në një fshat të Podujevës i është marrë lopa në këmbim të borxhit që kishte ndaj KEDS-it.

Ndryshe sot KEDS-i ka mohuar se dikujt prej konsumatorëve ia ka marrë lopën.

plehu