LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj vëllait të hajnit që plaçkiti bankën në Istog, ku u vra polici Izet Demaj

Aktakuzë ndaj vëllait të hajnit që plaçkiti bankën në Istog,  ku u vra polici Izet Demaj

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër U.M., për veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale vjedhje grabitqare sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më datën 27 dhjetor 2018, në filialin e bankës NLB, në Istog, me dashje ka ndihmuar të pandehurin K.M. (tani i ndjerë), në kryerjen e veprës penale të vjedhjes grabitqare, pasi që paraprakisht kishin planifikuar në hollësi grabitjen e bankës.


Sipas marrëveshjes paraprake, i pandehuri K.M., merr një pushkë automatike ASH-78, një revole, një granatë dore dhe me pas ia bën me dije të pandehurit U.M., se është gati, i cili merr veturën e të pandehurit K.M., Golf-4, për ta drejtuar, ndërsa K.M. ulet në pjesën e pasme të veturës.

Edhe një polic i vrarë gjatë përleshjes me armë zjarri në Istog (Video)
Lexo po ashtu Edhe një polic i vrarë gjatë përleshjes me armë zjarri në Istog (Video)

Ky i fundit gjatë rrugës për në Istog, maskon fytyrën, vesh xhaketën e zezë dhe sipër saj pallton me ngjyrë krem, ku me të arritur në Istog, në rrugën “Kadri Keqa”, pasi e fut granatën e dorës në xhepin e palltos, revolen në brez e pushkën automatike nën palltë, del nga vetura, ndërsa i pandehuri U.M. vazhdon rrugën në drejtim të bankës NLB, ku fillimisht e vëzhgon situatën, e pastaj kthehet për në fshatin Shushicë, në pritje për ta lajmëruar i pandehuri K.M. për të shkuar ta marrë atë.

Vrasja në Istog: Plaçkitësi kishte të kaluar kriminale në Gjermani
Lexo po ashtu Vrasja në Istog: Plaçkitësi kishte të kaluar kriminale në Gjermani

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori