LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj tre personave për posedim dhe shitje të narkotikëve

Aktakuzë ndaj tre personave për posedim dhe shitje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet A.K., A.S., dhe R.B., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 2 dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 269 paragrafi 2-1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë A.K., me datë 01.03.2020 rreth orës 18:30 në Prizren, pa autorizim shpërndanë substanca psikotrope të llojit “marihuan” të cilët janë shpallur me ligj si narkotikë në atë mënyrë që në parkingun e “Jumbo-s” pranë automjetit “BMË 316 I” shpërndanë dhe shet bimë psikotropike të llojit “marihuan” për konsumim të akuzuarve A.S., dhe R.B., ashtu që pasi vërehen nga policia, të njëjtit hedhin në tokë një qese plastike me substancë narkotike me peshë 0.85gr. dhe një cigare të mbështjellura me marihuan me peshë 1.02gr.


Ndërsa, pas kontrollimit të automjetit dhe bastisjes në shtëpinë e të akuzuarit A.K., janë gjetur një pako me rizlla me mbishkrimin OCB SLIM, një grinder ngjyrë hiri, dhe substancë narkotike me peshë 53.3 gr. si dhe, para të gatshme 1×20 euro, 1×10 euro, 10×5 euro gjithsej 80 euro.

Me këto veprime i akuzuari A.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Ndërsa, i akuzuari i dytë, A.S., dhe i akuzuari i tretë R.B., me datë kohë dhe vend të njëjtë, pa autorizim posedojnë substancë psikotrope të llojit “marihuan” në atë mënyrë që nga i akuzuari i parë A.K., pranojnë një cigare 1.2 gr. si dhe një sasi prej 0.8 gr. të llojit “marihuan” dhe në parkingun e “Jumbo-s” pranë automjetit “BMË 316 I” të dy së bashku konsumojnë bimë psikotropike të llojit “marihuan”, por të njëjtit pasi që vërehen nga policia, cigaren dhe sasinë e marihuanës e hedhin në tokë”, thuhet në njoftimin për media.

Me këto veprime, i akuzuari A.S., dhe i akuzuari R.B., secili veç e veç kanë përmbushur elementet e veprës penale “Posedimi i paautorizur i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori