LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj katër personave, nën kërcënimin e armës grabitën një market në Prizren

Aktakuzë ndaj katër personave, nën kërcënimin e armës grabitën një market në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve: S.K., D.S., G.P., dhe L.B., të cilët nga data 15.07.2022 gjenden në paraburgim, për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas një njoftimi për media thuhet se me këto veprime, të akuzuarit kanë përmbushur elementet e veprës penale “Grabitja”.


Ndërkaq, tutje në njoftim thuhet se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të Prokurorisë Themelore në Prizren:

“Prizren, 23 gusht 2022- Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: S.K., D.S., G.P., dhe L.B., të cilët nga data 15.07.2022 gjenden në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 paragrafi 3-1 lidhur me nenin 31, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 12.06.2022 rreth orës 21:35, në afërsi të rrugës së Nashecit në Prizren, në një market, të pandehurit në bashkëkryerje, me armë dhe me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e të dëmtuarës – punëtores Y.B., përvetësojnë kundërligjshëm dobinë pasurore të G.B., në atë mënyrë që i pandehuri L.B., hyn në market për të kontrolluar sigurinë e lokalit dhe blen “Orbit”, dhe pas tij hyn i pandehuri S.K., i maskuar dhe me dorëza të bardha, ia drejton në kokë pistoletën të dëmtuarës – punëtores Y.B., dhe e kërcënon, derisa i pandehuri G.P., shkon tek arka dhe nga aty merr gjashtëqind (600) euro të pazarit ditor, ndërsa, të pandehurit D.S., dhe L.B., bëjnë sigurinë e marketit nga jashtë, dhe pasi marrin paratë, largohen nga vendi i ngjarjes dhe së bashku ikin në drejtim të rrugës “Bajram Curri”.

Me këto veprime, të akuzuarit kanë përmbushur elementet e veprës penale “Grabitja” sipas KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri D.S., akuzohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së, pasi që me datë 15.07.2022 në ora 16:40 minuta, në fshatin Dobrushtë – Komuna e Prizrenit, pas një bastisje të kryer në shtëpinë e tij, është gjetur se posedon pa leje një pistoletë – armë zjarri, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori