LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Prizrenit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Prizrenit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.K dhe SH.K të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas komunikatës për medie A.K si udhëheqës i Sektorit Ligjor të Komunës së Prizrenit dhe i pandehuri, Sh.K., si përfaqësues ligjor i Komunës së Prizrenit që të dy si persona zyrtar, në bashkëkryerje, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, tejkalojnë kompetencat e tyre zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë për personin tjetër.


“Duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, ata tejkalojnë kompetencat e tyre zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë për personin tjetër, në atë mënyrë që i pandehuri,  Sh.K., në cilësi të përfaqësuesit ligjor të Komunës së Prizrenit, në procedurën jashtëkontestimore të zhvilluar pranë Gjykatës Themelore në Prizren, pajtohet me propozimin e propozuesit, V.J., për rregullimin e megjeve, kundër kundër propozuesit – Komuna e Prizrenit, ku një pjesë e ngastrës kadastrale pronë e Komunës se Prizrenit, këmbehet me një pjese të ngastrës kadastrale, pronë e propozuesit V.J.”, thuhet në komunikatë.

Sipas aktakuzës, “E gjithë kjo në kundërshtim me Ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, me Nr.04/L-144 dhe atë me nenin 11. Në rastin konkret të akuzuarit po ashtu, nuk parashtrojnë mjetin e rregullt juridik – ankesën, ku si rezultat i kësaj propozuesi, V.J., pajiset me leje ndërtimore, me ç’rast i mundësohet ndërtimi i objektit – aneksit, të quajtur “Aneksi i Ri Euro Center”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast të akuzuarit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila u vihet në barrë.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori