LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj dy të pandehurve për falsifikimin e 40 mijë eurove

Aktakuzë ndaj dy të pandehurve për falsifikimin e 40 mijë eurove

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, I.S. dhe F.B., për veprën penale “Falsifikimi i parasë” , nga neni 302, paragrafi 2, lidhur me nenin 35, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Të pandehurit, I.S. dhe F.B., nga data 8 shkurt 2019 gjer me datë 14 shkurt 2019, merren vesh për të vënien në qarkullim paranë e falsifikuara, duke qenë në dijeni për cilësinë e tyre, i vënë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë, pasi që i pandehuri F.B., gjatë asaj periudhe pemës telefonit kontakton dhe takohet me zyrtarët policor, të cilët zbatonin urdhrin për “blerje të stimuluar”, me ç’rast merren vesh për blerjen e 40.000 (dyzetmijë) eurove, në kundërvlerë të parave origjinale prej 25%, ku si përfundim lenë takim në një lokal në komunë të Klinës, për këmbimin e të cilave ditën kritike, i pandehuri I.S., me datë 14 shkurt 2019, rreth orës 18:00, i njëjtit 300 metra para se të arrij në vendin e takimit i hedh nga vetura parat e falsifikuara në vlerë prej 39.300 (tridhjetenëntëmijetreqind) euro, ku pasi arrin tek zyrtarët policor- stimuluesit, menjëherë arrestohet dhe i konfiskohen parat e falsifikuara”, thuhet në njoftimin për media.


Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehurin të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori