Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 13 personave të dyshuar për organizim të skemave piramidale, bixhozit, shpëlarjes së parave dhe mbajtje në pronësi të armëve.
Në njoftim thuhet se “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me inicialet S.S., G.K., S.F., A.P., L.P., F.H., F.S., J.Gj., F.K., D.A., B.S., T.P dhe Rr.M.”.
Prokuroria Speciale njofton se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, vazhdimisht, nga koha e pavërtetuar e deri në mars 2021, në bashkëkryerje kanë organizuar lojëra të fatit – bastore online edhe pse me nenin 1 të Ligjit nr. 06/L-155 për ndalimin e lojërave të fatit në territorin e Republikës së Kosovës, nga muaji prill 2019, janë ndaluar të gjitha lojërat e fatit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
“Me këto veprime të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në vazhdim’’ nga neni 294 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Më trj thuhet se ”Të pandehurit G.K, S.F, duke e ditur se pasuria e tyre buron nga aktivitetet kriminale të përshkruara në diapozitivin nën 1 dhe është e fituar me kryerjen e veprave penale, me qëllim të fshehjes së këtyre aktiviteteve dhe burimit të vërtet të pasurisë, parat e tilla i kanë futur në sistemin bankarë përmes deponimeve të të hollave të gatshme, pastaj e kanë kryer shtresimin – fshehjen e origjinës se tyre përmes transfereve bankare, me qëllim që në fund t`i integroj duke i konvertuar në asete të luajtshme dhe të paluajtshme’.
‘Me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprën penale ‘’Shpëlarja e parave’’ nga neni 302 të KPRK lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1. të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”.
“Ndërkaq, të pandehurit F.S., S.F dhe F.D., në lokalet e bastores online, në kundërshtim me Ligjin për armë nr. 05/L- 022, secili veç e veç, kanë mbajtur në pronësi dhe posedim armë, të cilat janë gjetur dhe konfiskuar me rastin e kontrollit nga ana e policisë”.
Sipas Prokurorisë, me këto veprime të pandehurit e lartcekur, secili veç e veç, e kanë kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 lidhur me nenin 113. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame