LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe uzurpim të pronës

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe uzurpim të pronës

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve B.K., B.B., I.S. dhe F.H., për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe për veprën penale uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme.

Sipas aktakuzës, të pandehurit B.K. dhe B.B., në cilësinë e personave zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie nga personi tjetër apo që t’i shkaktojnë dëm personit tjetër.

Me këto veprime të pandehurit B.K. dhe B.B  kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.


Ndërkaq, I.S., në mënyrë të kundërligjshme ka uzurpuar dhe shfrytëzuar pronën e paluajtshme në sipërfaqen prej 7 ari, nga data e pavërtetuar deri në fillim të vitit 2015, të personit tjetër, pronë kjo e evidentuar si pronë publike.

I pandehuri I.S., pronën në fjalë ia ka shitur të pandehurit F.H., për 35.000 (tridhjetepesëmijë) euro pa pasur fletë poseduese nga kadastri.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri tjetër F.H., në mënyrë të kundërligjshme ka uzurpuar pronën e paluajtshme të personit tjetër, në atë mënyrë që në fillim të vitit 2015, pa kontratë  të vërtetuar me shkrim dhe pa dokumentacion përkatës, ka blerë pronën në sipërfaqe prej 7 ari, për 35.000 (tridhjetepesëmijë) euro, nga i pandehuri I.S.

Me këto veprime dy të pandehurit I.S dhe F.H., kanë kryer veprën penale uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori