LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër dymbëdhjetë zyrtarëve policor dhe një qytetari

Aktakuzë kundër dymbëdhjetë zyrtarëve policor dhe një qytetari
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njoftonin se Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, pas një punë të gjatë hetimore dhe intensive të udhëhequr nga prokurori i shtetit, më 16.02.2022, ka ngritur aktakuzë kundër 12 zyrtarëve policor, si dhe një qytetari, për vepra të ndryshme penale.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.J., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, të parapara sipas KPRK-së.


I pandehuri V.Sh., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor”, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, të parapara sipas KPRK-së.

Të pandehurit: M.G., D.M., V.F., F.K., J.D dhe L.M., zyrtarë policor, kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, sipas KPRK-së.

Të pandehurit R.S., M.K dhe V.Z., zyrtarë policor, kanë kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, të parapara sipas KPRK-së.

I pandehuri V.B., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, të parapara sipas KPRK-së.

I pandehuri A.H., qytetar, ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, të paraparë sipas KPRK-së.

Në këtë çështje penale, është i përfshirë edhe një dëshmitar bashkëpunues.

Prokurori i shtetit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të pandehurit të shpallen fajtor për veprat penale që i’u vihen në barrë dhe të dënohen sipas ligjit. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori