“Prej mbrëmë nga hyrja në Komunën e Haraçinës e deri në fshatrat më të thellë të Karadakut ka forca të shtuara të policisë. Ata siç mund t’i shihni edhe ju vazhdojnë të qëndrojnë nëpër pothuajse të gjitha akset që lidhin fshatrat e Karadakut mes vete. Banorët thonë se këta po krijojnë panik në mesin e banorëve të këtyre fshatrave, ata thonë se nuk din arsyet se pse policia është lëshuar nëpër Karadak”
Banorët e Haraçinës shprehen për Alsat-M se nuk është në rregull që policia të krijojë panik tek të gjithë banorët, pasi sipas tyre nëse ka diçka të dyshuar le t’i drejtohen personit apo shtëpisë së caktuar e jo të terrorizojnë gjithë banorët.
“Është krijuar panik, para pak çastesh disa i dërguan në spital! Këta vet po e kërkojnë, ata brenda hanë e pinë bashkë, e mandej hajde t’i ngacmojmë qytetarët. Për shkak të zgjedhjeve po e bëjnë këtë, helbete mos po ngrihet dikush e ta hajë, por ata nëse dëshirojnë të nisin diçka, le ta bëjnë.”
“Këtu ka pasur forca të policisë edhe vazhdojnë të qëndrojnë këtu, pse nuk e dimë as ne! Mos të ikin qytetarët, ne nuk dimë asgjë, kjo është vetëm panik të bëjnë në fshatë.”
“Nuk kemi informata pse kanë ardhur policia, unë jetojë në fshatin Orllancë, edhe aty ka shumë polici. Helikopterët po na fluturojnë mbi shtëpi, si mos të ketë frikë, ka fëmijë, ka gra shtatzëna. Nuk kanë treguar asgjë, ne nuk dimë asgjë, ne nuk dimë që ka diçka këtu.”
Edhe banorët e fshatit Nikushtak ndjehen të zhgënjyer nga pushtetarët të cilët sipas tyre asnjëherë deri më tani nuk ia dolën që të mbrojnë ata.
“Ne nuk dimë asgjë, veç i shohim rrugët e bllokuara dhe nuk e kemi idenë se çfarë po ndodh. Po krijohet panik, më tepër po ndikon tek fëmijët, po vijnë me helikopterë, fëmijët po frikësohen.
“Duhet me dalë dikush të na informojë, por s’ka kush, pasi ne kemi votuar disa që as emrin nuk dua t’ua përmend, por ata shohin vetëm për xhepat e tyre, për popullin fare nuk u intereson. Po e shihni edhe vetë ju, këtu është katastrofë, prej në mëngjes në ora 5 kanë nisur të fluturojnë helikopterët.”
Gjatë aksionit të policisë nuk është regjistruar ndonjë incident. Nga policia thonë se kufiri verior tashmë është shpallur zonë krize si rezultat i emigrantëve dhe për këtë arsye në këtë rajon është shtuar prania e policisë dhe ushtrisë me qëllim parandalimin e tentimeve ilegale të kalimit të kufirit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës