LAJMI I FUNDIT:

Aksioni në kampin e muxhahedinëve në Durrës, reagon Irani: MEK do të mbetet gjithmonë kërcënim për sigurinë e Shqipërisë

Aksioni në kampin e muxhahedinëve në Durrës, reagon Irani: MEK do të mbetet gjithmonë kërcënim për sigurinë e Shqipërisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kana’ani, ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë shqiptare në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

Në deklaratën e tij, Nasser Kana’ani nënvizoi se Shqipëria duhet t’i marrë seriozisht kërcënimet që mund t’i vijnë nga organizata e MEK-ut.

“Elementet e grupit terrorist anti-Iran Mojahedin-e Khalq, i njohur si MEK do të përbëjnë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e nikoqirit të tyre për shkak të natyrës së tyre terroriste”, shkroi Kana’ani në Twitter, raporton Telegrafi Shqipëri.


Ambasadorja Kim në konferencën e lamtumirës: Vendimi për largimin e muxhahedinëve i takon qeverisë shqiptare
Lexo po ashtu Ambasadorja Kim në konferencën e lamtumirës: Vendimi për largimin e muxhahedinëve i takon qeverisë shqiptare

“Shpresojmë që qeveria shqiptare të kompensojë gabimin e saj në pritjen e këtyre terroristëve”, shtoi ai.

Kujtojmë se pas një urdhëri të lëshuar nga SPAK, efektivët e policisë ushtruan kontrolle në kampin e MEK në Manzë. Por kontrollet e efektivëve hasën në rezistencën e muxhahedinëve, duke detyruar policinë të përdorte gaz lotsjellës.

Gjatë aksionit mbeti i vdekur një person, i cili sipas Policisë së Shtetit nuk vdiq nga veprimet e policisë, por si pasojë e një infarkti kardiak. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori