LAJMI I FUNDIT:

Aksionerët kanë fituar rreth 70 miliardë euro në vitin 2023, thotë BQE

Aksionerët kanë fituar rreth 70 miliardë euro në vitin 2023, thotë BQE

Bankat evropiane kanë fituar rreth 70 miliardë euro për aksionerët në vitin 2023.

Kështu deklaroi shefi i mbikëqyrjes bankare në Bankën Qendrore Evropiane (BQE), Andrea Ernia, në një intervistë për Bloomberg TV.


Ai shtoi se bankat në Bashkimin Evropian ishin fitimprurëse këtë vit dhe se planifikojnë t’i shpërndajnë të ardhurat në nivelin e viteve të kaluara, por theksoi se shuma prej 70 miliardë euro është “shumë paraprake”, sipas Bloomberg.

Ernia beson se bankat duhet të vazhdojnë të jenë vigjilente dhe vëren se Banka Qendrore Evropiane është ende e shqetësuar për rreziqet e kredisë, veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Në mbledhjen e mbajtur më 14 dhjetor, Banka Qendrore Evropiane vendosi të mbajë të tre normat bazë të interesit në të njëjtin nivel për të dytën herë radhazi.

Norma bazë e interesit në kredi është 4.5 për qind, norma e interesit për kreditë margjinale është 4.75 për qind dhe norma e depozitave është 4 për qind. /Telegrafi/