Policia e rajonit të  Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të ndalimit të Organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se që nga fundi i muajit Prill 2025, Policia e rajonit të Prishtinës ka realizuar disa aksione duke kontrolluar mbi 40 lokale ku dyshohej për veprimtari të paligjshme (Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozi i paligjshëm), prej të cilave janë mbyllë 22 lokale.


“Gjatë aksioneve janë verifikuar qindra persona dhe janë arrestuar për veprat e sipërshënuara 19 persona të dyshuar ndaj të cilëve është iniciuar rast. Aksioni i fundit është realizuar mbrëmë në Podujevë, në dy lokale të ndryshëm, në lokalin e parë janë gjetur dhe sekuestruar: 5 aparate të lojërave të fatit, para të gatshme si dhe është arrestuar një person. Ndërsa në lokacionin e dytë është gjetur  sasi e narkotikëve dhe një armë e ftohtë thikë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/