Aksion për mirëmbajtjen e hapësirave publike pranë QMF-ve dhe zonave të banimit në Gjilan
Ndërmarrja Publike Lokale NPL Ambienti ka njoftuar se ekipet e saj kanë vazhduar angazhimin në terren për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në Gjilan.
Sipas njoftimit, punëtorët e ndërmarrjes kanë realizuar kositjen e barit dhe pastrimin e hapësirave përreth Qendra e Mjekësisë Familjare, në zonën e banesave kolektive në rrugën e Gjilanit, si dhe pranë QMF 4.
“Punëtorët tanë kanë vazhduar angazhimin në terren duke kryer kositjen e barit dhe pastrimin e hapësirave publike tek QMF, tek banesat kolektive në rrugën e Gjilanit, si dhe tek QMF 4”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.
Nga NPL Ambienti theksohet se ekipet e saj janë të angazhuara vazhdimisht për të mbajtur hapësirat publike më të rregullta, më të pastra dhe më të sigurta për qytetarët.
“Ta ruajmë së bashku pastërtinë e hapësirave tona publike, sepse një qytet i pastër është përgjegjësi e të gjithëve”, thuhet në apel.
Ndërmarrja u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së qytetit dhe të kujdesen për ambientin publik. /Telegrafi/


























