LAJMI I FUNDIT:

Aksion për dhurimin e aparateve për amvisëri dhe veshmbathje për banorët e prekur nga vërshimet

Aksion për dhurimin e aparateve për amvisëri dhe veshmbathje për banorët e prekur nga vërshimet

Organizata e qytetit e LSDM në Shkup, sot do të organizojë aksion humanitar për ndihmë të qytetarëve nga vendet të cilat u vërshuan nga moti i ligë më 6 gusht, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nën moton „Shkupi human e shtrin dorën“, ky aksion do të zhvillohet në tre punkte grumbullimi në komunën e Aerodromit dhe Kisela Vodës, nga ora 10 deri në ora 12.

Do të grumbullohen pajisje funksionale elektrike për amvisëri dhe veshmbathje për të vërshuarit nga rajoni i Shkupit, ndërsa donacionet do ti pranojnë anëtarët e rinj të partisë./Telegrafi/