LAJMI I FUNDIT:

Aksion kontrollues në Tetovë dhe Gostivar, dënohen 15 shoferë për vozitje nën ndikimin e alkoolit

Aksion kontrollues në Tetovë dhe Gostivar, dënohen 15 shoferë për vozitje nën ndikimin e alkoolit

SPB Tetovë informon se fundjavën e kaluar (22/23 prill) në periudhën nga ora 22:00 deri në ora 04:00, në zonën e SPB-Tetovë është kryer aksion-kontrollues ndaj drejtuesve të mjeteve, nëse dhe sa prej tyre drejtonin mjete nën ndikim të alkoolit.

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 15 drejtues automjetesh (TE-13 dhe GV-2) të cilët drejtonin automjetin nën ndikimin e alkoolit, prej të cilëve 2 (TE-1 dhe GV-1) u është matur deri në 2 promil alkool në gjak.


“Të gjithë shoferët kundërvajtës menjëherë janë përjashtuar nga komunikacioni dhe për ta janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe do të përballen me gjoba të cilat varësisht nga shkalla e dehjes variojnë nga 225 deri në 275 euro në kundërvlerë në denarë. Gjithashtu, atyre do t’u revokohet patentë shoferi përkohësisht nga tre muaj deri në një vit. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 16 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-10 dhe GV-6)”.

“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë sërish apelon dhe këshillon shoferët që të mos ulen në timon nën ndikimin e alkoolit. Kjo vlen veçanërisht për shoferët e rinj pa përvojë të mjaftueshme, por ata gjithashtu detyrimisht duhet të kenë patentë shofer”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori