LAJMI I FUNDIT:

Aksion i dhurimit të gjakut nga policët e Kavadarit

Aksion i dhurimit të gjakut nga policët e Kavadarit

Në aksionin e sotëm të dhurimit të gjakut, policët nga Kavadari dhuruan 26 njësi me gjak. Ky aksion u realizua nga organizimi komunal i Kryqit të Kuq së bashku me Institutin për mjekësi transfuzive nga Shkupi dhe Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Falenderim të madh për gjithë ata që dhuruan gjak, duhet të dijnë se do të shpëtojnë një jetë. I ftojmë të gjithë qytetarët nga mosha 18 deri 65 të bashkohen në këtë aksion, pasi është vepër vertetë e madhe”, deklaroi Anita Bozhinova-Petkovska nga Instituti për mjekësi transfuzive.


Në këtë aksion gjak dhuruan policët nga Stacioni Policorë me kompetencë të përgjithshme dhe policia rajonale nga rajoni i qendror i jugut./Telegrafi/