LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet një skijator dhe motor-saje në Brezovicë

Aksidentohet një skijator dhe motor-saje në Brezovicë

Sot në qendrën skitare në Brezovicë ka ndodhur një aksident në mes të një skjiatori dhe motor-saje brenda shtigjeve të skijimit.

Sipas njoftimit të Shërbimit të Kërkim-Shpëtim Malor i Kosovës, skijatori ka goditur motor-sajën që ka qenë duke lëvizur brenda shtigjeve të skijimit, dhe si rezultat është lënduar në disa pjesë të trupit.


“Me datën 22.01.2022 në qendrën skitare Brezovicë rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident në mes të një skjiatori dhe motor-saje brenda shtigjeve të skijimit. Skijatori ka goditur motor-sajën që ka qenë duke lëvizur brenda shtigjeve të skijimit, dhe si rezultat është lënduar në disa pjesë të trupit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, theksohet se në mungesë dhe vonesë të ekipeve mjekësore emergjente në qendrën skitare, dhe bllokim të rrugës nga kaosi i parkimit të automjeteve nuk ka mundur të mbërrijë autoambulanca.

“Anëtarët tanë nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës fatmirësisht kanë qëlluar afër vendaksidentit dhe kanë reaguar menjëherë duke i ofruar ndihmën e parë viktimës. Në mungesë dhe vonesë të ekipeve mjekësore emergjente në qendrën skitare, dhe bllokim të rrugës nga kaosi i parkimit të automjeteve nuk ka mundur të mbërrijë autoambulanca”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se i lënduari është në gjendje stabile dhe po vazhdon mjekimin.

“Në koordinim me policinë e Kosovës anëtarët tanë në krye me Bardhosh Morina, dhe Eduard Daci, të ndihmuar nga qytetarët lokal realizojnë edhe evakuimin e viktimës drejt qendrës spitalore në Ferizaj. Ju njoftojmë që pas ekzaminimeve mjëkësore  gjendja e të aksidentuarit është stabil dhe vazhdon të jetë nën mbikëqyrje mjekësore”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/