Mësohet se nga përplasja e ndodhur mes makinës së eskortës dhe një automjeti tjetër në afërsi të fshatit Shëvasil, kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar për në urgjencën e spitalit të Sarandës.

Të plagosurit janë Alfred Naçi 43 vjeç, i cili ka marrë dëmtime në pjesën e gjoksit nga goditja e timonit, në momentin e përplasjes së automjetit dhe Meksi Xhufka, 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime në pjesën e qafës. Sipas burimeve spitalore, ata janë jashtë rrezikut për jetën.