LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohen dy vetura në autostradën Lushnjë-Fier, njëra me targa të Kosovës

Aksidentohen dy vetura në autostradën Lushnjë-Fier, njëra me targa të Kosovës

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në autostradën Lushnje Fier, në vendin e quajtur Bishqem.

Thuhet se nga shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin të dy mjetet në kohën që janë prekur me njëra tjetrën, në tentativë parakalimi i mjetit Opel me targa të Kosovës ka shkaktuar përplasje me trafik-ndarëset e të dy mjeteve.

Nga shpejtësia mjetet kanë përfunduar me qindra metra larg njëri tjetrit. Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje po disiplinon në trafikun dhe po merren me dokumentimin e aksidentit.


Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë. /Tch/Telegrafi/