LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti i rëndë në Gllarevë, ish drejtori i Klubit Basketbollistik të Pejës: Falë Zotit kemi kalu vetëm me lëndime trupore

Aksidenti i rëndë në Gllarevë, ish drejtori i Klubit Basketbollistik të Pejës: Falë Zotit kemi kalu vetëm me lëndime trupore
Foto: Arkiv

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ku në mesin e të aksidentuarve ishin edhe ish-drejtori i KB Pejës, Arbër Elshani dhe ish-kapiteni i KB Pejës, Arti Hajdari.

Lajmin u bë i ditur nga vet ish-drejtori i KB Pejës, Arbër Elshani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.


Sipas tij, nga aksidenti ata kanë marr lëndime trupore, por më shumë lëndime siç tha ai ka marrë njëri nga personat në veturën tjetër.

“Unë dhe Arti, kemi pasur aksident shumë të rëndë, të mërkurën mbrëma por falë Zotit kemi kalu me vetëm lëndime trupore. Ne kemi qenë në respektim total të rregullave të komunikacionit, por papritmas në shiritin tonë ka ardhur një veturë me shpejtësi shumë të madhe dhe nuk kemi mundur ta evitojmë aksidentin. Për neve e rëndësishme është që kemi shpëtuar.

Edhe ata dytë kanë shpëtuar, por njëri nga ta ka qenë në situatë pak më të rëndë dhe shpresoj që edhe ai ta kalojë këtë situatë sa më shpejt. Para jetës nuk vlen asgjë, as vetura dhe asnjë gjë tjetër. Falënderojmë Zotin që na ka shpëtuar. Jam shumë mirënjohës për të gjithë juve më mesazhet e pafundme që më keni derguar. Jam i nderuar që kam kaq shumë miq dhe shokë”, ka shkruar Elshani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori