LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti në Llaskarcë – katër vite burg për pronarin e “Durmo Tours”, 14 vite për shoferin e autobusit

Aksidenti në Llaskarcë – katër vite burg për pronarin e “Durmo Tours”, 14 vite për shoferin e autobusit

Me gjithsej 39 vite burg janë dënuar të akuzuarit në rastin “Llaskarca”, që ka të bëjë me aksidentin e autobusit që ndodhi në vitin 2019 ku humbën jetën 16 udhëtarë dhe mbi 30 u plagosën.

Pronari i kompanisë “Durmo Tours” Durmish Behluli u shpall fajtor dhe u dënua me katër vite burg, ndërsa shoferi i autobusit të aksidentuar Manuel Tripunovski u dënua me 14 vite burg.


Të akuzuarit tjerë në këtë rast u dënuan si më poshtë:

Remzi Miftari – 6 vite burg
Igor Gjorgjievski – 5 vite burg
Goran Terpkovski – 5 vite burg
Jane Bovarovski – 5 vite burg

Të gjitha lajmet nga aksidenti tragjik në Llaskarcë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga aksidenti tragjik në Llaskarcë

Në procedurën e dëshmive u nxorën disa dëshmi verbale dhe materiale, ndërkaq u krye ekspertiza dhe superekspertiza.

Mbrojtja e të akuzuarve në fjalët përmbyllëse potencoi se në procedurën dëshmuese nuk është dëshmuar barra që u ngarkohet secilit nga të akuzuarit posaçërisht dhe kërkuan aktvendim lirues.

Aktgjykimi për rastin “Llaskarca”, prokurori Jakimovski paralajmëron rishqyrtim të dënimeve
Lexo po ashtu Aktgjykimi për rastin “Llaskarca”, prokurori Jakimovski paralajmëron rishqyrtim të dënimeve

Prokurori publik, Darko Jakimovski, nga ana tjetër, në fjalët e tij përmbyllëse kërkoi dënim më të ashpër, sepse, sipas tij, tek të gjithë të akuzuarit ka ekzistuar pakujdesia në veprim dhe ka qenë çështje kohe vetëm në cilën bazë, siç tha “kaosi i punës mund të rezultojë me pasoja të këtilla apo të ngjashme”.

Ndryshe, në aksidentin e 13 shkurtit të vitit 2019 në rrugën Shkup – Tetovë, humbën jetën 16 pasagjerë dhe 38 të tjerë u lënduan. Procesi gjyqësor ka filluar më 5 shtator të vitit 2021./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori