LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti në autostradën Tetovë-Gostivar, 5 persona në gjendje të rëndë

Aksidenti në autostradën Tetovë-Gostivar, 5 persona në gjendje të rëndë

Pesë persona të lënduar rëndë në mesin e të cilëve tre fëmijë dhe dy gra është bilanci i aksidentit të mëngjesit të sotëm në autostradën Tetovë – Gostivar, ku u përplasën tre makina, një citroen, një makinë e tipit reno dhe një mercedes. Personat e lënduar, fillimisht ndihmën e parë e kanë marrë në spitalin e Tetovës, ndërsa më pas, për shkaku të lëndimeve të mëdha janë dërguar në klinikat e Shkupit për një trajtim më të mirë.

Aksidenti ka ardhur si pasojë e vozitjes së shpejtë, ndërkohë që është shkaktuar edhe dëm i konsiderueshëm material. Për pasoj të aksidentit në fjalë të ndodhur mëngjesin e sotëm për dy orë autostrada ka qenë e bllokuar ndërsa makinat janë orientuar në rrugën e vjetër, Tetovë-Gostivar dhe janë kyçur në fshatin Kamjan dhe më pas janë kthyer në autostradë në hyrjen të fshatit Bogovinë.


Sektori i punëve të brendshme dhe prokurori kujdestar, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë investigimet për rastin në fjalë, ndërsa brenda ditës pritet të zbardhen edhe arsyet e sakta të aksidentit. .

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori