LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti me gjashtë të plagosur në Prrenjas, 23-vjeçarja në gjendje kome

Aksidenti me gjashtë të plagosur në Prrenjas, 23-vjeçarja në gjendje kome

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Prrenjas-Qafë Thanë të hënën e kësaj jave ku 6 persona kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve një vajzë 23 vjeçare në gjendje kome, në rrezik për jetën.

Familja me 6 anëtarë, pasi është kthyer nga Greqia, ka ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës dhe kanë qenë jashtë mjetit të tyre kur një makinë ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” mbi kokat e tyre, raporton Euronews Albania.


Për pasojë 23-vjeçarja që e ka zënë mjeti poshtë është në gjendje kome, vajza tjetër 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6 vjeçare, të treja motra.

Babai i tyre është plagosur dhe dëmtime ka marrë edhe gjyshja.

Aksident i rëndë në Përrenjas, plagosen gjashtë anëtarë të një familje
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Përrenjas, plagosen gjashtë anëtarë të një familje

44-vjeçari që shkaktoi aksidentin Jetmir Daci, banues në Peshkopi po ndiqet në gjendje të lirë pas vendimit të prokurorit, thotë policia e Elbasanit ndërsa sipas dëshmitarëve mjeti ka humbur kontrollin pas një parakalimi të gabuar dhe ka fluturuar më pas jashtë rruge.

Drejtuesi që shkaktoi aksidentin e rëndë nga testet e kryera nga policia rezultoi i dehur. Artan Pishkashi emigrant ishte kthyer nga në Shqipëri për një arsye familjare teksa është përballur me këtë aksident të rëndë.

E gjithë familja po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës ndërsa gjendja e 23-vjeçares mbetet e rëndë. /Telegrafi/