LAJMI I FUNDIT:

Aksidentet në vendkalimet hekurudhore, kërkohet reagim nga institucionet përgjegjëse

Aksidentet në vendkalimet hekurudhore, kërkohet reagim nga institucionet përgjegjëse

Aksidentet në vendkalimet mbi hekurudha rrezikojnë jetën e udhëtarëve në automjete, por edhe atyre që ndodhën në tren. E, kjo sipas ekspertëve të komunikacionit po ndodhë për shkak se në kryqëzimet rrugë-hekurudhë nuk ka sinjalizues me zë, semaforë apo mbrojtëse.

Së fundi, në Klinë mbetën dy qytetarë të vdekur si pasojë e aksidentit mes trenit dhe veturës.


Por, ky nuk është aksidenti i vetëm, aksidente të rënda janë raportuar në vazhdimësi edhe në Fushë Kosovë e Pejë.

Bekim Ahmeti, ekspert i fushës së komunikacionit ka thënë për Telegrafin se ka trend të rritjes së aksidenteve, pavarësisht masave që janë ndërmarrë nga ana e Policisë.

“Do të thotë asgjë nuk e ka zbutë numrin e aksidenteve, përkundrazi është rritë numri”, thotë ai.

Ahmeti tha se derisa në çdo vend të botës po vihet në funksion instalohet inteligjenca artificiale, në Kosovë ende nuk po ndodhë një e gjë e tillë.

“Do të thotë, e kam fjalën për radar mobil dhe statikë, po edhe kamera nëpër qytete ose zona. Pra, zona ku duhet të mbulohet me kamera, siç janë rrugët regjionale, nacionale e autostrade”, shton mes tjerash ai.

Sa i përket aksidenteve në vendkalimet e hekurudhave, ai tha se kjo po ndodhë për shkak se nuk janë të vendosura masat mbrojtëse.

“Jo vetëm aty (Klinë), por prej zonës industriale në Prishtinë, tu nis prej atij pozicioni, e pozicioni të të tjera, ku kalon treni aty pari, pastaj e kemi edhe rrugën që të çon në në aeroport nuk kanë mbrojtëse ose gjysmë mbrojtëse. Pra, nuk janë të sinjalizuar me zë akustik dhe me semaforë, që tregojnë për ardhjen e trenit. Nuk ka barrierë e as laura. Aksidente kemi pasur edhe në Fushë Kosovë, edhe në Klinë, edhe në rajonin e Pejës. Aksidente ka pasur në ato rrugë edhe prapë nuk është marrë asnjë masë”, deklaroi ai.

Dy të vdekur nga goditja e trenit në Klinë, policia thotë se drejtuesi i veturës nuk ishte ndaluar mbi hekurudhë
Lexo po ashtu Dy të vdekur nga goditja e trenit në Klinë, policia thotë se drejtuesi i veturës nuk ishte ndaluar mbi hekurudhë

Lidhur me ketë çështje, Telegrafi ka kontaktuar edhe me INFRAKOS.

Refet Çitaku, përgjegjës për media në INFRAKOS, ka thënë se me shqetësim të madh kanë pranuar lajmin për vdekjen e dy qytetarëve në Klinë, si pasojë e goditjes nga treni.

Ai gjithashtu ka treguar se kush është përgjegjës për vendosjen e sinjalizimeve në vendkalimet hekurudhore.

“Andaj, për hir të opinionit ju bëjmë me dije qe sipas ligjit të hekurudhave të Kosovës dhe Ligjit për sigurinë në komunikacion rrugor përcaktohet qartë se kush është përgjegjës për shenjëzimet vertikale, siç është shenja “Stop” dhe shenjat e tjera të nevojshme në vendkalimet në nivel, respektivisht kryqëzimet rrugore me hekurudhën. Sipas këtyre akteve normative përgjegjësi ekskluzive janë komunat aty ku graviton hekurudha, natyrisht nëse është rrugë lokale, ndërsa në kryqëzimet e rrugëve nacionale është përgjegjësi e Drejtorisë së rrugëve në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës”, deklaroi ai.

Çitaku pohoi se sipas legjislacionit në fuqi, respektivisht Ligji për Hekurudhat e Kosovës Nr. 04 /L 063, respektivisht neni 43 pika 3, përcakton se: “Përgjegjësinë për sigurimin e vendkalimeve në nivel rrugë-hekurudhë si dhe për vendosjen e shenjëzimeve rrugore e mbanë pronari i vendkalimit, respektivisht institucioni përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës e cila kryqëzohet me hekurudhën”

Ai sqaroi se “shënjimin e vendkalimit nëse rrugë lokale e bartin autoritetet komunale, respektivisht drejtoria e rrugëve në nivel komunal, ndërsa nëse është rrugë regjionale atëherë përgjegjësia bie mbi drejtorinë e rrugëve në kuadër të ministrisë se infrastrukturës”.

Në deklaratën e dhënë për Telegrafin, ai tha se rregullisht u bëjnë thirrje komunave që të vendosin shenja.

“Në rregullisht i bëjmë thirrje komunave aty ku vërejmë mungesa të sinjalistikës apo shenjave vertikale (rrugore) në mënyrë qe të vendosën përsëri edhe pse është përgjegjësi e tyre qe ta monitorojnë shenjat të cilat i vendosin në kryqëzime rrugë – hekurudhë”.

Gjithashtu, ai foli edhe për sfidat kryesore që janë për hekurudha.

“Sfide kryesore për hekurudhat janë vendkalimet ilegale, kur investitori i ndërtimit të rrugës në kryqëzim me hekurudhën i bënë investimet pa pëlqim paraprak të hekurudhës dhe në këto raste ne vazhdimisht e bëjmë rrënimin e vendkalimeve ilegale, por ato rikthehen serish nga subjekte të pa ndërgjegjshme të cilët e rrezikojnë komunikacionin hekurudhor dhe vet qytetaret e Republikës se Kosovës”, tha mes tjerash ai.

Çitaku deklaroi se janë duke u koordinuar me Policinë e Kosovës me qëllim të monitorimit të mëtejmë të këtyre vendkalimeve.

Ndërsa, ritheksoi se infrastruktura e hekurudhore nuk është shkaktar për aksidentet që po ndodhin.

“Ndërsa të jeni të mirë informuar, se për fajin e Infrastrukturës hekurudhore aksidentet në fjalë nuk janë shkaktuar, ndërsa siç e dini ‘Infrakos’ ka për obligim mirëmbajtjen e linjave hekurudhore në mënyrë qe operimi i transportit të udhëtareve dhe i mallrave të jetë i sigurt, e cila mirëmbajtje behet në mënyrë të planifikuar dhe sipas nevojës”, theksoi ai.

Telegrafi ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Ministria e Infrastrukturës lidhur me temën, por deri në publikimin e lajmin nuk ka pranuar ndonjë përgjigje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori