LAJMI I FUNDIT:

Aksidente të shumta në Kosovë, vetëm gjatë ditës së djeshme humbën jetën dy persona

Aksidente të shumta në Kosovë, vetëm gjatë ditës së djeshme humbën jetën dy persona

Numri i aksidenteve në komunikacion vazhdon të jetë i lartë, vetëm gjatë ditës së djeshme dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e lëndimeve që kanë marrë nga aksidentet.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur gjithsej 89 aksidente, 24 nga aksidentet ishin me persona të lënduar, kurse në 65 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale, transmeton Telegrafi.


Po ashtu, në 24-orët e fundit janë shqiptuar edhe 1 mijë e 337 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia ka arrestuar edhe 24 persona, 19 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/