LAJMI I FUNDIT:

Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar bashkë me tre miqtë e tij

Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar bashkë me tre miqtë e tij

Një i ri shqiptar vetëm 19 vjeç humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në një aksident tragjik në Treviso të Italisë.

Ai humbi jetën së bashku me tre miqtë e tij pasi makina me të cilën po udhëtonin ka rrëshqitur duke dalë nga rruga.


Mediat italiane shkruajnë se Xhuliano Këllici jetonte në Cordignano dhe ishte pjesë e një ekipi futbolli, në rolin e portierit.

Katër të rinjtë, të cilët udhëtonin me një Volksëagen ‘Polo’ po ktheheshin në shtëpi pas një mbrëmjeje me miqtë.

Makina dyshohet se rrëshqiti gjatë marrjes së një kthese në të majtë, më pas u përplas me një rrap dhe është përmbys në një kanal.

Rruga e aksidentit sipas medias Il Gazzetino është një rrugë rurale dhe një vendburim aksidentesh pasi në të ka precedentë të mëparshëm të përplasjeve me humbje jete.

Pas vdekjes së katër djemve, Policia Rrugore ka përfunduar hetimet dhe po përgatit një dosje për Prokurorinë Publike të Trevisos. Në pjesën e rrugës ku drejtuesi i mjetit Polo ka humbur kontrollin e mjetit duke u rrokullisur në një kanal, ka një shpejtësi të kufizuar prej 50 km/orë. Hetuesit janë në pritje të rezultateve të analizave të urdhëruara nga prokurori. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori