Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan, lëndohen dy persona

Një veturë është aksidentuar sot në magjistralen Prishtinë - Gjilan, më saktësisht në fshatin Parallovë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
"Rreth orës 08:16, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë - Gjilan, më saktësisht në fshatin Parallovë. Ka qenë vetaksident, ku ngasësi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës", tha ai.
Osmani ka shtuar se si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar lehtë, ku edhe po trajtohen në Spitalin e Gjilanit./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

































