Një tjetër aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën Komoran-Carralevë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.


“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran-Carralevë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit ka humbur jetën. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal,” tha Ahmeti.

Policia është duke vazhduar hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Ndërkaq kujtojmë se edhe dje në Komoran kishte ndodhur një aksident zingjiror ku ishin përfshirë 6 automjete. Si pasojë një person kishte vdekur dhe tetë të tjerë kishin pësuar lëndime trupore. /Telegrafi/