Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjilan-Prishtinë në afërsi të liqenit të Badovcit, ku të përshira kanë qenë tri automjete, ku një person është lënduar

Në mesin e automjeteve të aksidentuara ka qenë edhe një veturë e FSK-së.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Gjilan - Prishtinë në afërsi të liqenit të Badovcit, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, bazuar ne informacionet qe kam deri më tani, një person është dërguar për tretman mjekësor.”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/

84078756 734919743582219 6706824460449611776 n

84566950 532748234003364 3722440428797034496 n

84678350 172452877387155 3553052308826750976 n