Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në lagjen 'Veternik' të Prishtinës, ndërsa në vendngjarje janë parë duke shkuar Policia dhe Ambulanca.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave dhe një kamioni.


Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës i tha Telegrafit se sot rreth orës 10:00 kanë pranuar informatën se në rrugën Prishtinë - Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete (një kamion dhe dy vetura). Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, tha ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. /Telegrafi/