LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Bec të Gjakovës, vdes një person dhe lëndohen katër të tjerë

Aksident i rëndë në Bec të Gjakovës, vdes një person dhe lëndohen katër të tjerë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 01:50 të mesnatës së sotme në fshatin Bec të Gjakovës, ku një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj e cila ka thënë se sipas të dhënave të policisë, në vendin e ngjarjes kanë gjetur automjetin e tipit “Golf2”, ku brenda tij kanë qenë 5 persona.

Në raportin e Policisë, thuhet se aksidenti kishte ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë nga ngasësi i automjetit, i cili kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur në shtyllën elektrike të betonit.


Në këtë rast viktima është E.I, i lindur me 11.05.1999. Sipas policisë, pas daljes së mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes, ngasësi ishte gjetur pa shenja jete.

Ndërsa 4 personat tjerë janë dërguar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

Me urdhër të prokurorit dhe me kërkesë të familjarëve, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes dhe nuk është dorëzuar në autopsi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori