Aksident i rëndë komunikacioni në Shqipëri, vdesin dy persona, lëndohen tetë të tjerë

Personat e përfshirë në aksident janë shtetas sirianë, ndërsa nuk dihen ende të tjera detaje nga ngjarja e rëndë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 në aksin Cërrik-Gramsh, në fshatin Çekrez.
Ndërkohë që 8 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, të cilët dyshohet se mund të jenë refugjatë klandestinë nga Siria, transmeton bw .
Ndërsa tre prej tyre në gjendje më të rëndë shëndetësore janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për një trajtim më të specializuar mjekësor. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, si dhe as identiteti i viktimave.
Tre nga tetë të plagosurit nga aksidentit në Gramsh janë dërguar në spitalin e Elbasanit për një trajtim më të specializuar mjekësor.
Ata kanë marrë dëmtime të rënda për shkak të daljes nga rruga të automjetit.

















































