Aksident në Veles – Shkup, humb jetën një këmbsor


Sot, rreth orës 09.50 në SPB Veles është paraqitur se në autostradën Veles – Shkup, tek pika Maqedonia, ka ndodhur një aksident, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor.
“Vetura “Folskvagen golf” me targa të Rosomanit, me shofer D.S.C. (41) nga Romani, ka goditur këmbësorin D.S.(77) nga Negotina. Pas lëndimeve të marra, këmbësori D.S. ka ndërruar jetë në vendin e fatkeqësisë, kurse vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmës së Shpejtë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga
Telegrafi
14/08/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































