Aksident në Shkup, lëndohet një motoçiklistë


MPB-ja informon se herët në mëngjesin e sotëm në ora 04:45 në SPB Shkup është paraqitur se në udhëkryqin nga rr. “Kozle” dhe rr. “Vojvoda Vasil Çakalarov”, M.L.(18) nga Shkupi, duke drejtuar motoçikletën “Piaggio” me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Pas aksidentit drejtuesi M.L. është dërguar në kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ku janë konstatuar se ka marrë plagë të rënda.
Një ekip nga SPB Shkup ka kryer kontroll në vendin e aksidentit./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/10/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































