Aksident në rrugën Veles-Shtip, lëndohen dy persona


Dje në ora 18:00 në SPB Shtip është raportuar se në rrugën kryesore Veles – Shtip, afër fshatit Saramzalino, 51-vjeçari E. P. nga Velesi, duke drejtuar motoçikletën "Kawasaki" me targa të Velesit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, njoftojnë nga MPB.
“Lëndime të rënda trupore kanë marrë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri R.S. (39) nga Shkupi, të konstatuar në Ndihmën Urgjente Mjekësore Shën Nikolla”, theksojnë nga MPB.
Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë kryer ekipet policore nga SPB Shtip./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/08/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































