LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën Deçan-Pejë, lëndohen tre persona

Aksident në rrugën Deçan-Pejë, lëndohen tre persona

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:45, në rrugën Pejë-Deçan. 

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


Sipas tij, personi që po drejtonte veturën e ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ndërsa të lënduarit janë dërguar në emergjencën e spitalit.

“Rreth orës 23:45, policia është njoftu për një aksident në fshatin Raushiq. Me të arritur në vendin e ngjarjes është parë se ka qenë vet aksident. Personi që po drejtonte veturën e ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në emergjencën e spitalit”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/