LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti në Prishtinë, vetura goditi këmbësorin në vijat e bardha

Aksidenti në Prishtinë, vetura goditi këmbësorin në vijat e bardha

Një aksident ka ndodhur të premten rreth orës 16:00 në rrugën Fahri Fazliu, ku një veturë ka goditur një këmbësor në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor.


“Dje rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor. Sipas një video të publikuar në faqes “Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë”, shihet këmbësori i cili duke kaluar në vijat e bardha për këmbësor (zebra), goditet nga një veturë në lëvizje”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq, sipas një video të publikuar në faqes “Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë”, shihet këmbësori i cili duke kaluar në vijat e bardha për këmbësor (zebra), goditet nga një veturë në lëvizje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Kalo në kategori