Aksident në mes tre automjeteve në Strazhë, lëndohet një person

Sot paradite ka ndodhur një aksident në komunikacion në afërsi të Strazhës. Në aksident janë përplasur tre furgona, ndërsa komunikacioni ka qenë i bllokuar deri në orën 09:10.
Nga MPB për "TV21" thonë se nga aksidenti ka mbetur i lënduar shoferi.
"Rreth orës 08:30 në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë, rreth dy kilometra nga Strazha, ka ndodhur një aksident në komunikacion me tre automjeteve për transport mallrash (furgona): "Iveco" me targa të Prilepit që drejtohej nga 39-vjeçari C.M. nga Shkupi dhe një "Peugeot" me targa të Shkupit që drejtohej nga 38-vjeçari I.A. i cili është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit "Ferid Murad" për ndihmë mjekësore", thonë nga MPB.
Nga
Telegrafi
02/02/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































