Një aksident komunikacioni ka ndodhur rreth orës 19 e 35, në Leshan të Pejës.

Aksidenti ka ndodhur në mes të tri veturave, ndërkaq si pasojë, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.


Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova.

Ai ka thënë se të lënduarit e aksidentit janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pejës, për tretman mjekësor.

Sipas tij, personat e aksidentuar ndodhen jashtë  rrezikut për jetë.

Njësitë policore përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po i hetojnë shkaqet e aksidentit./Telegrafi

46452242 181726679441943 288924679089946624 n