LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Kratovë, humbin jetën dy persona

Aksident në Kratovë, humbin jetën dy persona

Një burrë dhe një grua nga fshati Marino e Shkupit kanë humbur jetën në një aksident trafiku dje në mëngjes nga lëndimet e shkaktuara nga rënia e automjetit në një lumë, njoftojnë nga MPB.

“Me datë 26.05.2024 në ora 07:55 në SPB Kumanovë është paraqitur se në rrugën lokale që shpie nga fshati Konjuh në fshatin Beljakovcë, në afërsi të vendit të quajtur “Rakle” të Kratovës, automjeti “Daevu Matiz” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Zh. J. (75) nga fshati Marino, komuna e Ilindenit, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në Kriva Rekë. Nga lëndimet e marra në vendngjarje ka ndërruar jetë, shoferi dhe bashkudhëtarja e tij S.J (76) nga fshati Marino.

Mjeku nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen, ndërsa sipas urdhrit të prokurorit publik, trupat e të ndjerit janë dorëzuar për autopsi”, thonë nga MPB.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i policisë së SPB Kumanovë./Telegrafi/